Flash

Paratë që do përfitojnë klubet këtë sezon: nga kampioni te i fundit, ja të ardhurat

Lapsi.al 15 April 2026
Paratë që do përfitojnë klubet këtë sezon: nga

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në “Abissnet Superiore”, gara për objektivat e kampionatit mbetet plotësisht e hapur, si në krye të renditjes, për të siguruar një biletë për në “Final Four”, ashtu edhe në fundin e tabelës për objektivin mbijetesë. Aktualisht vetëm Vllaznia ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”, ndërsa disa skuadra të tjera vijojnë garën për tre vendet e mbetura. E natyrisht në përfundim të sezonit do të ndahen edhe shpërblimet për fituesit dhe jo vetëm.

Klubet, të gjithë vëmendjen e kanë te bilancet financiare ku përfitimet nga arritjet sportive kanë zërin e tyre. Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, në një prononcim për fshf.org, foli për formatin dhe datat e fazës finale “Final Four” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”: Ky është viti i tretë i “Final Four”. Ndryshe nga dy sezonet e mëparshme, këtë vit kemi një ndryshim të rregullit, ku pas 36 javëve, 4 ekipet e renditura të para do të marrin pjesë në “Final Four” me pikët e përgjysmuara, duke marrë edhe vlerën më të vogël.

Datat e Final 4

Datat janë të përcaktuara. Ndeshja e parë do të luhet më 16 maj sfida mes vendit të parë dhe vendit të katërt, një ditë më vonë vendi i dytë dhe vendi i tretë. Po ashtu, edhe katër ndeshjet e tjera do të zhvillohen në datat 23-24 dhe 29 e 31 maj. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Air Albania”.

Lexo më tej: FSHF vendos kur do të shpallet kampioni: 4 ekipe, 6 sfida, të gjitha në “Air Albania”

Shpërblimet për fituesit

Shpërblimet financiare për klubet e “Abissnet Superiore” këtë herë do të bashkohen me të ardhurat që vijnë nga sponsorët dhe shitja e biletave: “Katër ekipet e para pas përfundimit të 36-të javëve do të përfitojnë shpërblime financiare. Vendi i parë do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj, vendi i dytë 7 milionë lekë të rinj, vendi i tretë 5 milionë lekë të rinj dhe vendi i katërt 2 milionë lekë të rinj. Gjithashtu, fituesi i kampionatit pra i “Final Four” do të përfitojë 10 milionë lekë të rinj. Pas përfundimit të “Final Four”, të 10 ekipet do të marrin përsëri të ardhura, që do të vijnë nga biletat, sponsorët dhe reklamat, të cilat do të shpërndahen nga vendi i pestë deri në vendin e dhjetë sipas renditjes, si dhe një përqindje më e madhe për ekipet që do të luajnë në ‘Final Four’”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI