Flash

SPAK godet grupin ndërkombëtar të drogës, sekuestron 12 milionë euro pasuri (Detajet)

Lapsi.al 15 April 2026
SPAK godet grupin ndërkombëtar të drogës, sekuestron 12

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave, duke ekzekutuar masa sigurie ndaj disa personave dhe duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro.

Sipas SPAK, hetimet janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.153 të vitit 2023 dhe kanë dokumentuar veprimtarinë e grupit gjatë viteve 2019-2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë. Në total janë evidentuar 8 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, me bazë kryesisht portin e Roterdamit, ndërsa operacioni është realizuar në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Me vendim të GJKKO-së, janë caktuar masa sigurie “arrest në burg” për 11 shtetas shqiptarë. Deri tani janë ekzekutuar masat për tre persona, ndërsa Policia e Shtetit dhe hetuesit e BKH-së vijojnë punën për lokalizimin e të tjerëve, disa prej të cilëve nuk ndodhen në territorin shqiptar.

Sipas dosjes hetimore, grupi kriminal dyshohet se ka organizuar ose tentuar trafikimin e sasive shumë të mëdha të kokainës në disa episode të ndara. Mes tyre janë një ngarkesë prej 1018 kg kokainë nga Peruja drejt portit të Roterdamit, një tjetër prej 2020 kg nga Ekuadori drejt Holandës, 516 kg të bllokuara në Peru, 500 kg të sekuestruara në Roterdam në një kontejner me konserva peshku, rreth 1600 kg në një episod tjetër ku 104 kg u sekuestruan në Holandë, si dhe sasi të tjera prej 1238 kg dhe 531 kg të fshehura në ngarkesa me banane dhe rrush të thatë. Një tjetër episod lidhet me sekuestrimin e 8.5 kg kokainë në Amsterdam në mars të vitit 2020.

Në të njëjtën kohë, me një vendim tjetër të GJKKO-së, është vendosur sekuestro preventive mbi 232 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të personave nën hetim. Mes pasurive të bllokuara janë kompani të ndryshme tregtare, kuota në disa shoqëri, 60 pasuri të paluajtshme në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë, 89 automjete dhe 72 llogari bankare.

SPAK bën të ditur se procedurat për bllokimin e këtyre aseteve kanë nisur më 15 prill 2026, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Prokuroria ka falënderuar gjithashtu partnerët ndërkombëtarë dhe autoritetet franceze, holandeze dhe britanike për bashkëpunimin në këtë hetim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI