Flash

Zbulohet titulli i filmit të radhës të “Game of Thrones”

Lapsi.al 15 April 2026
Zbulohet titulli i filmit të radhës të “Game of

Filmi i radhës i “Game of Thrones” dhe titulli i tij janë njoftuar zyrtarisht. Njoftimi u bë gjatë një prezantimi të Warner Bros në Las Vegas ku kompania zbuloi një pjesë të planit të saj filmik për vitin 2027 dhe më tej.

Do të quhet “Game of Thrones: Aegon's Conquest”, megjithëse titulli mund të ndryshojë në të ardhmen. Është një tjetër adaptim i madh filmik i universit të krijuar nga George RR Martin përmes serisë së librave "A Song of Ice and Fire".

Historia do të përqendrohet te Aegon I Targaryen, pushtuesi legjendar që bashkoi mbretëritë e Westeros dhe krijoi “Fronin e Hekurt”, i cili, së bashku me gratë e tij motra, Visenya dhe Rhaenys, formuan themelin e dinastisë Targaryen.

Historia e tij është e regjistruar në librin "Zjarr dhe Gjak", i cili kronikon ngritjen dhe rënien e mbretërve të familjes. Skenari i filmit është adaptuar nga Beau Willimon, i njohur për punën e tij në "House of Cards" dhe serialin "Andor".

Në të njëjtën kohë, "universi" i “Game of Thrones” vazhdon të zgjerohet edhe me serialin “House of the Dragon” që do të rikthehet për një sezon të tretë, ndërsa "drita jeshile" është dhënë tashmë edhe për një sezon të dytë të “A Knight of the Seven Kingdoms”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI