Flash

Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Gruaja kërkon njeriun e afërt: Nuk kam komunikuar

Lapsi.al 15 April 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Gruaja kërkon njeriun e

Banorët e kompleksit e kompleksit "Arlis" që u shkrumbua dje nga flakët kanë folur lidhur me ngjarjen. Një prej banoreve tregon se banesa e saj nuk është djegur, por shpreson që të ndërrohen të gjitha panelet e kompleksit me qëllim që banesat të jenë më të sigurta, nëse situata përsëritet.

“Shyqyr nuk më është djegur shtëpia. Të siguruar jemi, ka qenë goxha metri katror. Ne shpresojmë që të ndërrojnë të gjithë panelet, se mund të na ndodhë edhe ne. Nëse ndërrohen panelet jemi më të sigurt. Prej një viti e kam blerë shtëpinë”, tha banorja.

Ndërsa një tjetër grua tjetër ka shkuar pranë kompleksit për tu interesuar për një të afërmen e saj, pasi prej ditës së djeshme nuk kishte asnjë kontakt, madje edhe telefonin e kishte të fikur. Ajo shprehet se me të afërmin e saj nuk ka komunikuar fare dhe nuk e di se çfarë i ka ndodhur.

“Kam një njeriun tim, por ka telefonin e fikur. Nuk kam komunikuar, e ka të fikur telefonin, prandaj erdha të pyes. Nuk e di fare ca ka ndodhur. Nuk kam komunikuar që dje. Them mos është larguar nga shtëpia se s’ka mundësi”, tha qytetarja.

Të këshilluara

Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama

Këtë të mërkurë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagoi lidhur me zjarrin që përfshiu një pallat në një kompleks në zonën “Farmacia 10” në Tirana, ngjarje e ...

11:06

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI