Flash

“E neveritshme” – Hailey Bieber reagon ndaj akuzave për paparacët

Lapsi.al 16 April 2026
“E neveritshme” – Hailey Bieber reagon ndaj akuzave për

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka folur hapur për marrëdhënien e saj me paparacët, duke mohuar thashethemet se ajo i thërret vetë për t’u fotografuar.

Në një intervistë për Interview Magazine, ajo theksoi se ideja që ajo kontakton paparacët është “e neveritshme”.

“Njerëzit mendojnë se unë i thërras çdo ditë, por jo, kjo nuk është e vërtetë,” u shpreh ajo, duke shtuar se fenomeni i paparacëve ka një “energji të errët” dhe nuk është diçka që dikush e kërkon.

Hailey Bieber foli edhe për ndikimin që vëmendja publike ka në stilin e saj. Ajo pranoi se tashmë është shumë më e kujdesshme me veshjen, pasi çdo dalje në publik mund të fotografohet.

“Kam veshur rroba që në realitet dukeshin shumë mirë, por në foto duken keq, ndaj jam bërë shumë më e kujdesshme,” tha ajo.

Megjithatë, modelja shtoi se kohët e fundit po përpiqet të thjeshtojë stilin e saj, duke preferuar kombinime më të thjeshta si bluzë dhe xhinse.

Në intervistë, ajo foli edhe për jetën si nënë, duke përmendur djalin e saj Jack Blues, të cilin e ka me këngëtarin Justin Bieber. Ajo pranoi se shqetësohet çdo ditë për botën në të cilën po rritet djali i saj.

“Bota duket shumë e frikshme dhe e pasigurt për të ardhmen, por përpiqem të kem besim,” tha ajo, duke theksuar se dëshiron që ai të rritet në një ambient të mbushur me dashuri.

Në fund, Hailey Bieber zbuloi se dëshiron të zgjerojë familjen në të ardhmen, duke shtuar se gjithmonë ka ëndërruar të jetë e martuar dhe të ketë fëmijë.

 

Të këshilluara

Arrestohet aktori i “The Hunger Games”

Aktori Ethan Jamieson, i njohur për rolin e tij  në filmin e vitit 2012 “The Hunger Games”, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar tre persona me armë zjar...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI