Flash

PAMJET/ Rama takon Melonin, protesta në Romë

Lapsi.al 16 April 2026
PAMJET/ Rama takon Melonin, protesta në Romë

Kreu i partisë italiane “+Europa” në opozitë, Riccardo Maggi, së bashku me mbështetësit e tij kanë zhvilluar një protestë gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Romë. Teksa në “Palazzo Chigi” Rama dhe Meloni po zhvillonin takimin Maggi ngriti shqetësimin e mosfunksionimit të gjëndrave të pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe kostove të larta të tyre.

“Ne i pritëm kështu, (Ramën dhe Melnonin) duke u kujtuar atyre se qendrat në Shqipëri nuk kanë funksionuar, nuk po funksionojnë dhe nuk do të funksionojnë. Arsyeja është e thjeshtë: ato janë të paligjshme.

Por edhe fyerje për italianët: vendit tonë i mungojnë 680 milionë euro për të shmangur procedurat e shkeljes për tejkalime të deficitit, dhe kjo është pikërisht kostoja e shpërdorimit të madh të parave publike në “hot spot”-et elektorale të Melonit në Shqipëri. Një dështim i plotë” – u shpreh Maggi.

Nuk dihet se për çfarë kanë diskutuar Rama dhe Meloni për këtë çështje pasi pas takimit nuk pati deklarata për mediat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI