Flash

Sneijder e fajëson: “Camavinga budalla, ata të Real duhet tia nxirrnin atij inatin”

Lapsi.al 16 April 2026
Sneijder e fajëson: “Camavinga budalla, ata të Real duhet tia
Wesley Sneijder nuk ka asnjë dyshim pas Bayern-Real Madrid. Sipas tij fajet janë të gjitha të Eduardo Camavinga, shumë naiv në episodin që i kushtoi kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtimin. Asnjë polemikë ndaj arbitrit Vincic: për holandezin që ka veshur në të kaluarën fanellën e “merengues” dhe më pas fitoi tripletën me Interin, kush e shkakton të keqen e vet le ta qajë vetë. Ndërsa në Spanjë klima është e ndezur me kritika të forta ndaj arbitrimit, Sneijder është kategorik në kah të kundërt. Për të, arbitri thjesht ka zbatuar rregullin duke ndëshkuar me karton Camavinga që pas një faulli të lehtë largoi topin. Aspak masë e tepruar pra për ish-futbollistin që nuk përdori fjalë diplomatike: “Camavinga ishte budalla”. I habitur Sneijder jo vetëm nga sjellja e Camavinga, por edhe nga ajo e shokëve të tij. Sipas tij, lojtarët e Realit në vend që të ankoheshin ndaj arbitrit, duhet t'i kërkonin llogari shokun e tyre për naivitetin që ua komplikoi planet: “E dini çfarë duhet të bënin lojtarët e Real Madrid pas vërshëllimës finale? Duhej të vraponin në dhomat e zhveshjes dhe të shkarkonin zemërimin ndaj Camavinga!” Koncept i përsëritur edhe për Ziggo Sport: “Fakti që janë të zemëruar me arbitrin nuk e kuptoj. Nëse bën një gjë të tillë, duke pasur tashmë një karton të verdhë… Në këtë pikë duhet të vraponi të gjithë në dhomat e zhveshjes dhe të merreni me të. Jo me arbitrin. Çfarë duhej të bënte? Ai e sinjalizoi që ishte hera e dytë. Në këto nivele është diçka vërtet shumë budallaqe”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI