Flash

Victoria Beckham thyen heshtjen për konfliktin me Brooklyn

Lapsi.al 16 April 2026
Victoria Beckham thyen heshtjen për konfliktin me Brooklyn

Victoria Beckham ka folur për herë të parë publikisht mbi marrëdhënien e tensionuar me djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham.

Në një intervistë për Wall Street Journal, ajo theksoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, David Beckham, kanë bërë gjithmonë maksimumin si prindër.

“Ne i duam shumë fëmijët tanë. Gjithmonë kemi provuar të jemi prindërit më të mirë që mundemi,” u shpreh Victoria, pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e Brooklyn.

Ajo shtoi se gjatë më shumë se 30 viteve në vëmendjen e publikut, qëllimi i tyre kryesor ka qenë të mbrojnë dhe të duan fëmijët.

“Dhe e dini, kemi qenë në sytë e publikut prej më shumë se 30 vitesh tashmë, dhe gjithçka që kemi provuar të bëjmë është të mbrojmë fëmijët tanë dhe t’i duam fëmijët tanë. Dhe e dini, kjo është e vetmja gjë që dua të them për këtë.”

Çifti Beckham ka katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Por raportet mes tyre janë përkeqësuar vitet e fundit, sidomos pas martesës së Brooklyn me aktoren Nicola Peltz në vitin 2022.

Sipas raportimeve, Brooklyn është distancuar nga familja dhe madje ka ndërprerë kontaktet.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale më herët këtë vit, ai deklaroi se nuk dëshiron pajtim dhe akuzoi prindërit për manipulim të narrativave në media.

Ndërkohë, familja Beckham raportohet se ka tentuar disa herë të përmirësojë marrëdhënien, por pa sukses deri tani.

 

Të këshilluara

Arrestohet aktori i “The Hunger Games”

Aktori Ethan Jamieson, i njohur për rolin e tij  në filmin e vitit 2012 “The Hunger Games”, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar tre persona me armë zjar...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI