Flash

Berisha sfidon Ramën: Të ftoj në debat, zgjidhe vetë televizionin

Lapsi.al 17 April 2026
Berisha sfidon Ramën: Të ftoj në debat, zgjidhe vetë

Kreu i PD-së Sali Berisha ftoi në debat publik kryeministrin Edi Rama, nëse ky i fundit nuk do të pranonte të mos shkonte në GJKKO ku është thirrur si dëshmitar i çështjes për aferën e ‘Partizanit’. Ndër të tjera, në fjalën e mbajtur në protestë Berisha i tha Ramës se fundi i tij do të jetë në gjykatë për çështjen e Belinda Ballukut.

“Ju e dëgjuat, më në fund u thirr të ulet në sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë, u them shqiptarëve se o të keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. Përpara jush i them Ramën, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe merr manovra si në rastin e Lubisë, se s’ka më frikacak se ti, të sfidoj edhe në një formë mëshire, zgjidh studion televizive dhe hajde në debat t’ju faktojmë shqiptare me dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, po çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund”, tha Berisha.

“Ne nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde dhe fundi yt do jetë para gjykatës. Ndaj edhe në këto kushte krejt të ndryshme, ndër më të vështirat, më duhet të pohohej që ne opozita shqiptare kemi bërë sakrifica të shumëfishta dhe të mëdha, ndofta më të mëdha se çdo opozitë tjetër në Europë, për të mbrojtur interesin publik, lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Ne në opozitë, në sakrifica, në terror nuk mund të pranonin kurrë shkrirjen me qeverisë e krimit. Nuk mund të pranonim të jemi fasadë opozitë. Do të qëndrojmë pa u mposhtur në mbrojtjen e kauzës tonë. Do të jemi avoketër të interesit qytetar e kombëtar. U tentuan me gjykata, të na konfiskohej partia, por me betejë ne morëm. Na izoluan ndërkombëtarisht me lobime korruptive të mafies ndërkombëtare dhe mashtrime, por sot kemi mbështetjen më të gjerë të miqve tanë në botë me 7 rezoluta në vetëm 14 muaj nga partitë kryesore që drejtojnë botën. Ato denoncojnë narkoshtetin e Ramës, arrestimin e liderëve të opozitës” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Nga të dhënat paraprake ngjarja ka ndodhur pranë farmacisë 10. I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, i cili ka plagë me plum...

19:27

Irani hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar se do të lejojë kalimin e lirë të të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit për aq kohë sa do të zgjasë armëpushimi në Liban, i...

15:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI