Flash

Berisha thirrje: Dilni sot nga guaska e konformizmit, mijëra arsye për të protestuar

Lapsi.al 17 April 2026
Berisha thirrje: Dilni sot nga guaska e konformizmit, mijëra arsye për

Kreu i PD-së Sali Berisha në një dalje për mediat ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës.

Ai tha se qytetarët kanë mijëra arsyeje për të protestuar sot në shesh. Po ashtu ai u ndal dhe te aferat e Ballukut, ndërsa akuzoi për përfshirje kryeministrin Edi Rama.

“Sot në orën 19:00 qytetarët ngrihen në protestë, mbi dhunën e territorit dhe klaneve të drogës, e policisë së patronazhistëve, kërcënimeve të tyre. Qytetarët ngrihen për të mbrojtur interesat më jetike, të vetat, të qytetarëve shqiptarë. Ngrihen për të mbrojtur identitetin dhe nderin e çdo shqiptari, ndaj një agresioni të rëndë të një organizate kriminale të kryesuar nga Rama. Ai përdori 83 mandatet e krimit për të mbuluar vjedhjet e tij dhe të Ballukut.

Akti i fundit i Ramës është akti më armiqësor që ai ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore, ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Bllokimi i heqjes së imunitetit për mosarrestimin e Ballukut, ishte mburojë për veten e tij. Ai në dosjen Balluku është aksioner i të paktën 60 % të veprave kriminale që mban ajo dosje, 1.2 mld euro. Qytetarët shqiptarë kanë sot 1 mijë e 1 motive për të dalë nga guaska e konformizmit dhe frikës që të bashkohen me ne në kryengritjen paqësore.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI