Flash

Céline Dion rikthehet me këngë të re pas vitesh

Lapsi.al 17 April 2026
Céline Dion rikthehet me këngë të re pas vitesh

Céline Dion është rikthyer në muzikë, duke publikuar këngën e saj të parë pas disa vitesh.

Artistja 58-vjeçare publikoi më 17 prill këngën “Dansons” , një baladë në frëngjisht. Kënga është shkruar nga bashkëpunëtori i saj i hershëm Jean-Jacques Goldman, me të cilin Dion ka realizuar disa nga projektet më të suksesshme në karrierë, përfshirë albumin e famshëm D'eux.

Sipas Goldman, ideja e këngës lindi gjatë pandemisë në vitin 2020, kur njerëzit vazhdonin të kërcenin edhe pse të izoluar në shtëpi. “Edhe pse bota ka ndryshuar, ne vazhdojmë të kërcejmë mbi humnerë,” u shpreh ai.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Céline Dion, e cila në vitin 2022 zbuloi se vuan nga Stiff-person syndrome. Artistja ka njoftuar gjithashtu rikthimin në skenë me një seri koncertesh në La Défense Arena në Paris, nga shtatori deri në tetor 2026 — performancat e saj të para madhore pas diagnozës.

Në një mesazh për fansat, ajo u shpreh optimiste për gjendjen e saj shëndetësore: “Po ndihem mirë, po këndoj sërish dhe madje po kërcej pak.”

 

Të këshilluara

Arrestohet aktori i “The Hunger Games”

Aktori Ethan Jamieson, i njohur për rolin e tij  në filmin e vitit 2012 “The Hunger Games”, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar tre persona me armë zjar...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI