Flash

“Është shumë për mua” – Meghan Trainor anulon turneun

Lapsi.al 17 April 2026
“Është shumë për mua” – Meghan Trainor

Meghan Trainor ka anuluar papritur turneun e saj për vitin 2026 “Get in Girl”, vetëm dy muaj para nisjes, duke përmendur arsye familjare.

Artistja 32-vjeçare e bëri njoftimin përmes Instagram, duke shpjeguar se balancimi i një albumi të ri, përgatitjet për turne dhe ardhja në jetë e vajzës së saj të sapolindur ishte bërë i papërballueshëm.

“Pas shumë reflektimesh dhe bisedash të vështira, kam marrë vendimin e vështirë për të anuluar turneun ‘Get in Girl’. Kjo është më shumë seç mund të përballoj tani,” u shpreh ajo.

Meghan Trainor kërkoi ndjesë ndaj fansave për zhgënjimin, por theksoi se ky është vendimi i duhur për familjen e saj. Ajo premtoi gjithashtu se do të rikthehet së shpejti dhe mezi pret të publikojë albumin e ri.

Turneu ishte planifikuar të niste më 12 qershor në Michigan dhe të përfundonte më 15 gusht në Los Angeles.

Ky vendim vjen vetëm pak muaj pasi këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Daryl Sabara mirëpritën në mënyrë sekrete fëmijën e tyre të tretë përmes një surrogateje. Çifti tashmë ka edhe dy djem.

Trainor ka folur më parë në mbështetje të këtij vendimi, duke theksuar se surrogacia është “një mënyrë e bukur për të krijuar një familje”.

  1.  

Të këshilluara

Arrestohet aktori i “The Hunger Games”

Aktori Ethan Jamieson, i njohur për rolin e tij  në filmin e vitit 2012 “The Hunger Games”, është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar tre persona me armë zjar...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI