Flash

Nuk iu bind urdhrit të policisë dhe lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

Lapsi.al 17 April 2026
Nuk iu bind urdhrit të policisë dhe lëvizte i armatosur,

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz pasi lëvizte i armatosur. Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi A. K teksa po lëvizte me motor. Ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar të lëvizë me shpejtësi.

Efektivët i janë vënë në ndjekje dhe më pas e kanë arrestuar bashkë me pasagjerin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Në motor iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe maskë, ndërsa pas një kontrolli në banesë, policia i gjeti 23-vjeçarit dhe dy armë të tjera, një armë gjahu dhe një armë sportive.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Risku”. Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, kapet 23-vjeçari, i cili nuk iu bind udhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte.

Sekuestrohen 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti. Në pranga dhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi në fshatin Çekrezë, motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi, shtetasi A. K. nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me motomjet, me shpejtësi.

Si rezultat i ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe janë vënë në pranga. Gjithashtu, është kryer kontroll në motomjet, ku janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 1 maskë. Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 17 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do të shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.3...

08:21

Parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh ...

07:18

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI