Flash

Plagosje me armë në Tiranë

Lapsi.al 17 April 2026
Plagosje me armë në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Nga të dhënat paraprake ngjarja ka ndodhur pranë farmacisë 10.

I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, i cili ka plagë me plumb në pjesën e barku.

Autori i ngjarjes, është komshi me të plagosurin dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mësohet se sherri ka ndodhur për shkaqe banale.

“Tiranë/Informacion paraprak; Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”

Të këshilluara

Irani hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar se do të lejojë kalimin e lirë të të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit për aq kohë sa do të zgjasë armëpushimi në Liban, i...

15:22

Ndryshon sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo...

14:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI