Flash

Protesta/ Dërgohet me urgjencë në spital gazetari Aulon Kalaja (PAMJET)

Lapsi.al 17 April 2026
Protesta/ Dërgohet me urgjencë në spital gazetari Aulon Kalaja

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune ndaj gazetarit dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, duke theksuar se veprimi është kryer me urdhër të Edi Ramës. Berisha e cilëson ngjarjen si “akt kriminal hakmarrës”.

“Narko-policia godet rëndë me urdhër të Edi Ramës, gazetarin, anëtarin e Këshillit Kombëtar, kandidatin për deputet më të votuar të rrethit Krujë, Aulon Kalaja. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal hakmarrës primitiv të Edi Ramës” – shkruan Berisha.

Kalaja është dërguar me urgjencë në spital. Nga pamjet shihet se nga gazi lotsjellës dhe sprej me piper janë lënduar edhe deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Luçiano Boçi. /LAPSI.al

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/WhatsApp-Video-2026-04-17-at-21.07.57.mp4"][/video]

[video width="464" height="832" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/WhatsApp-Video-2026-04-17-at-21.06.39.mp4"][/video]

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Nga të dhënat paraprake ngjarja ka ndodhur pranë farmacisë 10. I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, i cili ka plagë me plum...

19:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI