Flash

Protesta e opozitës/ Berisha: Ne jemi shpresa e vetme e Shqipërisë

Lapsi.al 17 April 2026
Protesta e opozitës/ Berisha: Ne jemi shpresa e vetme e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja është shpresa e vetme për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në protestën e vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se protesta e sotme nuk është vetëm një kryengritje kundër diktaturës, por si një alternativë e shkëlqyer politike.

“Sot ne mblidhemi këtu jo thjesht si opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 35 vitet e fundit. Sot mblidhemi këtu jo vetëm si alternativë e shkëlqyer politike. Sot mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore, si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga qeveria e Edi Ramës.

Ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, sot është më e qartë se kurrë për çdo shqiptar, për miqtë tanë në botë të cilët duan që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe.

Këtë e provuan padyshim seriali i fuqishëm i protestave më gjigante që ka njohur Shqipëria, kryengritja jonë më e fuqishme paqësore në të kaluarën. Dhjetëra mijëra qytetarë guximtarë u përballën në rrugë dhe sheshet e Tiranës si të pamposhtur, u përballën dhëmb për dhëmb me regjimin”, - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Nga të dhënat paraprake ngjarja ka ndodhur pranë farmacisë 10. I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, i cili ka plagë me plum...

19:27

Irani hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar se do të lejojë kalimin e lirë të të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit për aq kohë sa do të zgjasë armëpushimi në Liban, i...

15:22

Ndryshon sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo...

14:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI