Flash

Tension në protestë/ 4 të plagosur në spital, ndalohen të rinjtë me çantë me molotovë

Lapsi.al 17 April 2026
Tension në protestë/ 4 të plagosur në spital, ndalohen

Nuk kanë munguar incidentet në protestën e opozitës këtë të premte në qendër të Tiranës. Një efektiv policie është dërguar drejt ambienteve të spitalit pasi ka pësuar djegie dhe çarje në kokë. Të lënduar kanë mbetur edhe 3 përfaqësues të PD-së.

Forcat e policisë janë përplasur me protestuesit, të cilët kanë tentuar të shkojnë drejt ambienteve të Kuvendit. Kjo ka sjellë konfrontim fizik mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin e uniformave blu.

Mediat raportojnë se policia ka ndaluar 4 persona, të cilët u kapën me një çantë me molotovë.

Më herët policia ka hedhur ujë me pipër edhe drejt Aulon Kalasë, Famur Nokës dhe Luçiano Boçit, të cilët mbetën të lënduar. /LAPSI.al

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/WhatsApp-Video-2026-04-17-at-21.07.57.mp4"][/video]

[video width="464" height="832" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/WhatsApp-Video-2026-04-17-at-21.06.39.mp4"][/video]

VIDEO/ Policia nuk i kurseu deputetët e PD-së me gaz

VIDEO/ Policia nuk i kurseu deputetët e PD-së me gaz

Të këshilluara

Plagosje me armë në Tiranë

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Nga të dhënat paraprake ngjarja ka ndodhur pranë farmacisë 10. I plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti, i cili ka plagë me plum...

19:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI