Flash

Zbulohet një tjetër Call-Center mashtrues në Tiranë

Lapsi.al 17 April 2026
Zbulohet një tjetër Call-Center mashtrues në Tiranë

Një tjetër qendër e dyshuar mashtrimi me Call-Center është zbuluar në Tiranë ditën e sotme.

Burime zyrtare të policisë bënë me dije se lokalizoi dhe goditi një ambient ku kryhej mashtrimi i qytetarëve, kryesisht atyre të huaj, me qëllime përfitimi, duke bërë manipulime nëpërmjet bursës.

“U krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri”, tha policia.

Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.

Hetuesit zbardhën edhe taktikën e përdorur nga administratori për t’i shpëtuar kontrolleve dhe zbulimit.

“Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit”, sqaroi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Disa ditë më parë u goditën 3 qendra Call-Center në Tiranë, duke arrestuar 7 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzoheshin për mashtrimin me vlera deri në 5 mln euro të qytetarëve të huaj. Hetimet kishin nisur në Austri, aty ku ishte kryer veprimtaria kryesore e mashtrimit dhe operacioni u bë bashkë me SPAK dhe Policinë e Shtetit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI