Flash

Tentoi të digjte makinën e policit, ndalohet i dyshuari

Lapsi.al 18 April 2026
Tentoi të digjte makinën e policit, ndalohet i dyshuari

Në Vlorë është finalizuar operacioni policor i koduar “Porosia”, përmes të cilit është zbardhur dhe dokumentuar në kohë të shpejtë djegia e qëllimshme e një automjeti në pronësi të një punonjësi policie.

Si pasojë e zjarrit, flakët përfshinë edhe një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë dhe me precedent kriminal. Gjithashtu, është dokumentuar me prova ligjore edhe porositësi i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shtetasi L. H., 35 vjeç, i cili ndodhet aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar.

Njoftimi i plotë

Vlorë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Policia zbardh dhe dokumenton në kohë të shpejtë djegien e qëllimshme të automjetit në pronësi të një punonjësi policie.

Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët dhe një automjet tjetër.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Gjithashtu është dokumentuar me prova ligjore dhe porositësi për djegien e automjetit, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti me të cilin lëvizte autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent kriminal, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas më datë 14.04.2026, ka djegur automjetin e markës “Ford C-Max”, në pronësi të punonjësit të Policisë D. P.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është përfshirë dhe është dëmtuar edhe një automjet tjetër i markës “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. K.

Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë identifikimi i porositësit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit L. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me një operacion policor të datës 02.04.2026, gjatë të cilit shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, ndër të cilët ishte edhe punonjësi i Policisë D. P., kanë kapur në flagrancë shtetasin L. H., pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Trump sulmon NATO-n: Të padobishëm!

Donald Trump u shfaq i entuziazmuar për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por edhe i tërbuar me NATO-n të cilin e quajti të padobishëm dhe tha se “nuk kemi pasur...

09:41

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend. Në vendimin që Bordi mori sot, i cili do të hyjë në fuqi në orën 10:30, u ven...

09:38

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI