Flash

Alec Baldwin rikthehet në gjykatë për tragjedinë e “Rust”

Lapsi.al 19 April 2026
Alec Baldwin rikthehet në gjykatë për tragjedinë e

Alec Baldwin do të përballet sërish me drejtësinë, pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit ka vendosur që një padi civile e ngritur nga një anëtar i stafit të filmit “Rust” të vazhdojë në gjykim.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë Variety dhe People, padia është ngritur nga Serge Svetnoy, një teknik ndriçimi në setin e filmit, i cili ishte i pranishëm gjatë incidentit tragjik të tetorit 2021, ku humbi jetën kineastja Halyna Hutchins.

Gjyqtari në vendimin e tij theksoi se “një juri e arsyeshme mund të arrijë në përfundimin se Baldwin ka shpërfillur në mënyrë të pamatur rrezikun që vjen nga drejtimi i një arme drejt një personi, me gishtin në këmbëz, duke shkaktuar shqetësim emocional”.

Ngjarja ndodhi gjatë provave për një skenë, kur Baldwin po praktikonte një lëvizje me armë. Arma u shkreh, duke goditur për vdekje Hutchins. Svetnoy ndodhej vetëm disa metra larg dhe ishte ndër të parët që i dha ndihmë viktimës.

Në padi thuhet se ai ishte “brenda zonës së rrezikut” dhe se plumbi mund ta kishte vrarë edhe atë për pak centimetra. Padia thekson gjithashtu se skena nuk kërkonte që arma të qëllohej dhe se nuk duhej të kishte asnjë plumb të vërtetë në set.

Fillimisht, Baldwin u përball me akuza penale për vrasje nga pakujdesia, por ato u rrëzuan përfundimisht nga një gjyqtar në Santa Fe në korrik 2024. Aktori ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës. Në intervista të mëparshme, ai ka përshkruar momentin si një shkrehje të papritur.

Ndërkohë, Serge Svetnoy nuk pësoi lëndime fizike, por pretendon se përjetoi traumë të rëndë emocionale nga incidenti.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI