Flash

"Po shkojmë drejt humnerës"/ Salianji i bën thirrje Berishës: Dil në garë!

Lapsi.al 19 April 2026
"Po shkojmë drejt humnerës"/ Salianji i bën thirrje

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka bërë thirrje kreut të kësaj partie, Sali Berisha, duke e sfiduar të dalë në zgjedhje. Në një takim me mbështetësit e tij në Kukës, ai u shpreh se, shqiptarët kanë kuptuar që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës.

"Kemi nga viti 2013 që me të njëjtët drejtues po humbim në çdo palë zgjedhje sepse nuk duan të heqin karriget e veta. Me ne demokratët, atyre që janë në pushtet u ka hasur sharra në gozhdë sepse nuk po u ecin më mashtrimet. A i vjen turp atyre që në këtë mënyrë të gënjejnë çdo ditë shqiptarët.

Kam një thirrje të sinqertë për drejtuesit dhe zotin Berisha, dil dhe përballu në garë. Jepu mundësinë demokratëve të shprehen e votojnë. Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës, nuk mund ta lënë që PD të shkatërrohet",- tha Salianji.

“PD po shkon drejt një humnere që nëse nuk veprojmë, do ta tregojnë zgjedhjet e ardhshme. Pas kuintave edhe ata të PD brenda, thonë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet. E thonë dhe ata që janë drejtues.

Por nuk kanë minimumin e përgjegjësisë, se kjo gjë duhet thënë që mos të turpërohet më Berisha por dhe demokratë. U dha se do të bashkojnë partinë, u tha se do të hiqen non-grata, por zvarritje dhe gënjeshtra. U tha se do të ndihmoheshin çiftet e reja, por asgjë s’u bë. Programi i prezantuar ishte steril, i plakur dhe pa vizion”, - tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit

Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka dënuar ashpër kërcënimet që i janë bërë kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziut. Në reagim theks...

16:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI