Flash

Berisha: Altin Troplini i hapi Irena Gjokës dosje pa emër, që ta nxirrte të larë

Lapsi.al 20 April 2026
Berisha: Altin Troplini i hapi Irena Gjokës dosje pa emër, që ta

Kreu i PD, Sali Berisha ka nxjerrë detaje të reja, lidhur me gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka dhe prokurorin e SPAK, Altin Dumani.

Në deklaratën për mediat nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha se Dumani çeli një hetim ‘pa emër’ për gjyqtaren Gjoka, për shpërdorim detyre në mënyrë që ta nxirrte të pastër nga dosja gjyqësore e autoriteteve greke Berishës: "Të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash ‘shpërdorim detyre’, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës’.

Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se Altin Troplini, një kriminele që falsifikonte dokumente dhe viza dhe që u kap nga autoritetet greke me falsifikim, një kriminele që u dënua nga drejtësia greke, e mori për ta mbrojtur në hetim, dhe do ua them arsyet, e mori në hetim pa emër.

I hapi dosje pa emër.

Dhe cila ishte çështja që hapi për Irenën?

Do thoni ju ishte për falsifikim?

Jo.

Do thoni ju ishte për mashtrim?

Jo.

I hapi pikërisht për atë që donte ta nxirrte të larë, për shpërdorim detyre.

Që të quash falsifikimin shpërdorim detyre, do të thotë të jesh Altin me pesë mbiemra.

Që të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash sghpërdorim detyre, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës.

Pas këtyre është kjo pra: “Armik i egër i votës së lirë dhe pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës, drejtësia vonon, por nuk harron”.

Aty po hidhnin valle Dumani me Irenën sot, po festonin me një valle popullore të dy"

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI