Flash

Jennifer Aniston reagon ndaj lindjes së fëmijës së Justin Theroux

Lapsi.al 20 April 2026
Jennifer Aniston reagon ndaj lindjes së fëmijës së Justin

Jennifer Aniston ka reaguar në mënyrë diskrete ndaj lajmit se ish-bashkëshorti i saj, Justin Theroux, është bërë baba për herë të parë.

Sipas Page Six, aktorja e serialit “Friends” ka pëlqyer në Instagram postimin e Theroux, ku ai dhe bashkëshortja e tij, Nicole Brydon Bloom, njoftuan ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Postimi i çiftit përfshinte një foto bardh e zi, ku Theroux shfaqej pa bluzë me foshnjën e porsalindur mbi gjoks, shoqëruar me mbishkrimin: “Ai erdhi në jetë, jemi shumë të dashuruar”.

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux u martuan në vitin 2015, por njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2018. Në atë kohë, ata theksuan se vendimi ishte i përbashkët dhe miqësor, duke ruajtur një raport të mirë edhe pas divorcit. Më vonë, vetë Theroux e përshkroi ndarjen si “shumë të qetë” dhe pa konflikte.

Pas ndarjes, Justin Theroux u martua me Nicole Brydon Bloom në mars 2025, ndërsa së fundmi u bënë prindër për herë të parë. Nga ana tjetër, Jennifer Aniston ka vazhduar jetën e saj personale dhe është në një lidhje me Jim Curtis. Çifti e bëri publike romancën në fund të vitit 2025.

Të këshilluara

Madonna rikthehet në Coachella pas 10 vitesh

Madonna bëri një rikthim spektakolar në skenën e Coachella-s, duke u shfaqur papritur gjatë setit kryesor të Sabrina Carpenter më 17 prill. Këngëtarja 67-vjeçar...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI