Flash

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit të AKSHI-t

Lapsi.al 21 April 2026
Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të martën se ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro në kuadër të procedimit penal kundër ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Në total, masat e sekuestros kanë prekur 5 persona nën hetim.

Hetimet paraprake përfshijnë disa vepra penale të rënda, si konkurrencë e paligjshme me dhunë, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera publikë, korrupsion pasiv të funksionarëve publikë, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit, ndërsa ish-drejtoresha e AKSHI-t ndodhet në “arrest shtëpie”.

Me vendimin nr. 289, datë 20 prill 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi sekuestrimin e një numri të madh pasurish në emër të pesë personave nën hetim.

Pasuritë përfshijnë apartamente dhe toka në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Kavajë, vila dhe prona të mëdha në zonën e Petrelës, automjete luksoze si Land Rover Defender dhe Volkswagen Tiguan, një jaht, si dhe disa subjekte tregtare. Po ashtu janë sekuestruar edhe llogari bankare dhe shuma të konsiderueshme parash në banka dhe kompani private.

LEXO KETU: Lista e plotë e pasurive të sekuestruara të Karçanajt, Agasit, Beqirit, etj 

Pjesa më e madhe e pasurive rezulton të jetë në emër të biznesmenit Ergys Agasi, i cili zotëron disa prona dhe ndërtesa në zonën e Petrelës, si dhe apartamente dhe prona të tjera në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Ndërkohë, personave të tjerë nën hetim u janë sekuestruar gjithashtu prona të paluajtshme, kompani, automjete dhe shuma të mëdha parash në llogari bankare ose në subjekte tregtare.

Vetëm Mirlinda Karçanajt i janë sekuestruar tre apartamente – dy në Tiranë dhe një në Qerret, si dhe 1500 m² tokë në Sauk, llogari bankare dhe një automjet.

Pas vendosjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj saj, kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo jetonte me qira.

“Linda Karçanaj, e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira, ku jeton pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë e prindërve, në një apartament që ishte i kohës së komunizmit,” pretendoi Rama në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë, mes aseteve të sekuestruara nga biznesmeni Ermal Beqiraj është edhe jahti “Skyfall”.

SPAK bëri të ditur se operacioni u realizua në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për konfiskimin përfundimtar të pasurive. /Reporter.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI