Flash

Mariah Carey reagon pas refuzimit nga Rock & Roll Hall of Fame

Lapsi.al 21 April 2026
Mariah Carey reagon pas refuzimit nga Rock & Roll Hall of Fame

Këngëtarja Mariah Carey nuk duket e shqetësuar pasi nuk u përfshi në listën e artistëve të futur këtë vit në Rock & Roll Hall of Fame.

E pyetur nga mediat në Nju Jork nëse e shqetëson ky fakt, 57-vjeçarja u përgjigj shkurt: “Jo… kujt i intereson? Le t’ia japin dikujt tjetër, fantastike.”

Në mesin e artistëve që do të nderohen këtë vit janë emra të njohur si Phil Collins, Billy Idol, Sade dhe Wu-Tang Clan, mes të tjerëve. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 14 nëntor në Los Anxhelos dhe më pas do të transmetohet në televizion dhe platforma streaming.

Megjithëse nuk është përfshirë këtë vit, Mariah Carey mbetet një nga artistet më të suksesshme në historinë e muzikës. Ajo ka 19 këngë që kanë arritur vendin e parë në klasifikimet muzikore – më shumë se çdo artist solo tjetër – si dhe ka fituar pesë çmime Grammy.

Carey është përfshirë gjithashtu në Songwriters Hall of Fame në vitin 2020 dhe së fundmi është nderuar si “Personi i Vitit 2026” nga MusiCares.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja theksoi se nuk e konsideron veten një “legjendë”, pavarësisht suksesit të madh. “Unë thjesht vazhdoj të punoj dhe të përpiqem,” u shpreh ajo.

Të këshilluara

Madonna rikthehet në Coachella pas 10 vitesh

Madonna bëri një rikthim spektakolar në skenën e Coachella-s, duke u shfaqur papritur gjatë setit kryesor të Sabrina Carpenter më 17 prill. Këngëtarja 67-vjeçar...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI