Flash

Pas shtrimit në spital, Zayn Malik anulon paraqitjet publike

Lapsi.al 21 April 2026
Pas shtrimit në spital, Zayn Malik anulon paraqitjet publike

Zayn Malik ka anuluar paraqitjen e tij të planifikuar në emisionin e Jimmy Fallon, pas një shtrimi të papritur në spital dhe këshillave të mjekëve.

Sipas burimeve për revistën People, ish-anëtari i One Direction nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në emision për shkak të rekomandimeve mjekësore, ndërsa “po vazhdon të përballet me problemet e tij shëndetësore”.

33-vjeçari ishte planifikuar të promovonte albumin e tij të pestë, “Konnakol”, por përfundoi në spital të premten e kaluar.

Në një postim në Instagram, ai ndau një foto nga shtrati i spitalit, duke falënderuar fansat për mbështetjen.

“Ka qenë një javë e gjatë dhe ende po rikuperohem papritur,” shkroi ai, duke shtuar se ndihet i zhgënjyer që nuk mund të takojë fansat.

Malik gjithashtu falënderoi stafin mjekësor, përfshirë infermierët dhe kardiologët që u kujdesën për të, duke i quajtur “legjendë”.

Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, pasi këngëtari nuk ka dhënë informacione të mëtejshme.

Përveç paraqitjes në emision, ai kishte planifikuar edhe një event në Nju Jork, ndërsa pritet të nisë turneun e tij në maj në Manchester dhe ta përfundojë në nëntor në Miami.

Kujtojmë se gjatë turneut të tij të fundit, Malik u përball edhe me humbjen tragjike të ish-shokut të grupit, Liam Payne, të cilit i bëri homazhe në skenë.

Të këshilluara

Madonna rikthehet në Coachella pas 10 vitesh

Madonna bëri një rikthim spektakolar në skenën e Coachella-s, duke u shfaqur papritur gjatë setit kryesor të Sabrina Carpenter më 17 prill. Këngëtarja 67-vjeçar...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI