Flash

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi në një romancë dashurie

Lapsi.al 22 April 2026
Kendall Jenner dhe Jacob Elordi në një romancë dashurie

Modelja Kendall Jenner dhe aktori Jacob Elordi thuhet se janë në një lidhje që prej muajit shkurt.

Dyshja ngriti për herë të parë dyshimet për romancë kur u raportua se ishin “duke u puthur” dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin në festën pas Coachella 2026, organizuar nga Justin Bieber.

Megjithatë, sipas raportimeve të mediave të huaja, lidhja e tyre ka nisur prej rreth dy muajsh. Një burim ka treguar se ishte motra më e vogël e Kendall, Kylie Jenner, ajo që luajti rolin e “shkueses” mes tyre.

Sipas të njëjtit burim, Kylie e njihte mirë Elordin gjatë sezonit të çmimeve, pasi ai ishte i nominuar për filmin Frankenstein, ndërsa partneri i saj, Timothée Chalamet, ishte gjithashtu në garë për një projekt tjetër filmik.

“Kylie mendoi se Jacob do ishte shumë i përshtatshëm për Kendall dhe e nxiti të fillonte një lidhje me të”, ka thënë burimi, duke shtuar se ajo ishte vendimtare për ta nxjerrë aktorin nga “zona e miqësisë”.

Katërshja – Kendall, Kylie, Elordi dhe Chalamet – raportohet se kanë kaluar kohë së bashku në takime të ndryshme në Los Angeles, ku edhe është forcuar afrimiteti mes modeles dhe aktorit.

Më herët, Kendall Jenner ishte e lidhur me artistin Bad Bunny, ndërsa ka pasur lidhje edhe me basketbollistin Devin Booker dhe këngëtarin Harry Styles.

Nga ana tjetër, Jacob Elordi ka qenë më parë në një lidhje me influencuesen Olivia Jade Giannulli, si dhe me modelen Kaia Gerber dhe aktoren Joey King.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI