Flash

Luskemburgu, kundërshtari i parë i trajnerit të ri të Kombëtares: FSHF e zyrtarizon

Lapsi.al 22 April 2026
Luskemburgu, kundërshtari i parë i trajnerit të ri të
Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi Kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore, ashtu si e ka zyrtarizuar tashmë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Kundërshtari i kuqezinjve do të jetë Luksemburgu, që sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe testi i parë për trajnerin e ri të Shqipërisë, gjithnjë nëse Sylvinho nuk rinovon kontratën e tij. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Luksemburgut. Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Lexo më tej: Duka zbulon të ardhmen e pankinës së Kombëtares:"Ofertën e parë do ta marrë Sylvinho"

Sipas asaj që presidenti i FSHF-së Armand Duka tha qartë në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë, trajneri i ri i kombëtares do të vendoset para miqësoreve të qershorit. Kështu, sipas llogarive Luksemburgu do të jetë testi i parë për trajnerin e ri, gjithnjë nëse Sylvinho, që sipas Dukës do të marrë ofertën e parë, nuk akordohet për të vazhduar ende në krye të kuqezinjve. Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI