Flash

Pse u hoq Sydney Sweeney nga ‘The Devil Wears Prada 2’?

Lapsi.al 22 April 2026
Pse u hoq Sydney Sweeney nga ‘The Devil Wears Prada 2’?

Një vendim i fundit “kreativ” ka lënë jashtë versionit final të “The Devil Wears Prada 2” aktoren e njohur Sydney Sweeney.

Sipas burimeve për mediat ndërkombëtare, aktorja e Euphoria kishte xhiruar një skenë rreth tre minuta, e cila do të shfaqej në fillim të filmit.

Në këtë moment, personazhet kryesore të luajtura nga Anne Hathaway, Meryl Streep dhe Stanley Tucci do të takonin Emily Blunt në ambientet e Dior në New York, ku Sweeney do të luante veten si një kliente VIP.

Burimet bëjnë me dije se skena u hoq pasi nuk përputhej me rrjedhën dhe tonin e filmit. Megjithatë, producentët kanë vlerësuar angazhimin e aktores, duke e cilësuar vendimin si të vështirë. Edhe skenaristja Aline Brosh McKenna ka konfirmuar se Sweeney nuk është pjesë e versionit përfundimtar.

Spekulimet për përfshirjen e Sweeney nisën në verën e vitit 2025, kur fansat pretenduan se e panë në setin e xhirimeve në New York. Në atë kohë, aktorja i hodhi poshtë këto zëra.

“The Devil Wears Prada 2” pritet të dalë në kinema më 1 maj, duke rikthyer kastin e njohur të filmit të parë, përfshirë Hathaway, Streep, Tucci dhe Blunt. Në këtë vazhdim do të bashkohen edhe emra të rinj si Lucy Liu, Justin Theroux, Rachel Bloom, B. J. Novak, Kenneth Branagh dhe Simone Ashley.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI