Flash

Burnley rrëzohet zyrtarisht në Championship, Broja ka një klauzolë në kontratë

Lapsi.al 23 April 2026
Burnley rrëzohet zyrtarisht në Championship, Broja ka një

Burnley ka rënë zyrtarisht nga Premier League në Championship pas një sezoni të vështirë 2025–26, shpesh me humbje, përfshirë edhe atë ndaj Manchester City. Sulmuesi shqiptar Armando Broja ishte pjesë e skuadrës këtë sezon, por pavarësisht firmës deri në vitin 2030 mund të ndryshojë ambjent për shkak të klauzolës në kontratë.

Burnley e mbylli sezonin në fund të renditjes së Premier League në sezonin 2025-26 pasi dështoi të siguronte mjaftueshëm pikë, duke kaluar pjesën më të madhe në fundin e renditjes, me konfirmimin zyrtar në fund të prillit 2026. Broja ishte pjesë e skuadrës për sezonin 2025-26, por pati probleme me dëmtimet dhe formën gjatë gjithë vitit dhe kontributi i shkodranit ka qenë pothuaj inekzistent për Burnley.

Kontrata dhe klauzola

Broja u transferua nga Chelsea për rreth 25 milionë paund, ndërsa më parë kishte qenë i huazuar te Everton. Raportohet se kontrata 5-vjeçare e firmosur nga Broja te Burnley përfshin një klauzolë në rast rënieje nga kategoria. 24 vjeçari ka tashmë mundësinë të luajë sërish në kampionatet elitare, në rast se për të mbërrin oferta dhe kontrata edhe për 4 vjet në Lancashire nuk mund ta pengojë. Sigurisht që nëse e sheh të arsyeshme, Broja mund të qendrojë me Burnley edhe në Championship, pavarësisht se skuadra e drejtuar nga Scott Parker nuk arriti të mbijetonte përtej pritshmërive të larta.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI