Flash

Rosenior e pësoi nga parukieri i Cucurella: si u zbulua spiuni që nxirrte formacionin

Lapsi.al 23 April 2026
Rosenior e pësoi nga parukieri i Cucurella: si u zbulua spiuni që

Bisedat te parukieri të bëra nga Marc Cucurella kanë shkaktuar shumë probleme për Chelsea, që mendonte se e kishte zgjidhur çështjen e “spiunit” në dhomat e zhveshjes, por ka parë sërish të qarkullojnë në rrjetet sociale informacione të rezervuara për skuadrën që do të përballej me Brighton. Formacioni u zbulua përpara ndeshjes që shënoi humbjen e pestë radhazi për Rosenior, që e pësoi nga një krizë e paprecedentë në histori duke marrë shkarkimin.

Sipas DailyMail, ka qenë parukieri i lojtarit spanjoll ai që ka zbuluar informacione konfidenciale mbi mungesat dhe zgjedhjet e formacionit. Tabloidi ka publikuar postimet e një llogarie në X, që mendohet se i përket personit që kujdeset për flokët e mbrojtësit Cucurella: në një foto shihet pjesa e pasme e kokës së lojtarit gjatë prerjes së flokëve dhe imazhi shoqërohet me informacione mbi lojtarët e dëmtuar, që ende nuk ishin bërë publike.

Parukieri i Cucurella zbulon formacionin e Chelsea

Ashtu si shumë lojtarë të tjerë, Cucurella i është besuar një parukieri të njohur për t’u kujdesur për flokët e tij të dendur. Njeriu në X njihet me emrin “Rileyeagles” dhe tani është në qendër të një çështjeje delikate që hap një tjetër problem për Chelsea. Anglezet kishin qenë tashmë përballë një “spiuni” që kishte zbuluar formacionin para ndeshjes së Champions League kundër Chelsea, një problem që u zgjidh brenda pak ditësh pa u bërë publik emri, por çështja është rikthyer kur kanë dalë disa informacione përpara ndeshjes kundër Brighton.

Llogaria e parukierit kishte publikuar një postim duke etiketuar disa influencerë që merren me lajmet e futbollit anglez: “Palmer dhe Joao Pedro janë të dy të dëmtuar për ndeshjen e sotme. Ja informacioni juaj ekskluziv”. Zbulimi i informacionit ndodhi rreth drekës, më pas profili i “spiuni” u fshi, por shumë persona kishin ruajtur pamjet e postimeve që e implikojnë parukierin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI