Flash

Sam Asghari reagon për shtrimin e Britney Spears në rehabilitim

Lapsi.al 23 April 2026
Sam Asghari reagon për shtrimin e Britney Spears në rehabilitim

Sam Asghari ka reaguar publikisht ndaj vendimit të ish-bashkëshortes së tij, Britney Spears, për t’u futur vullnetarisht në një qendër rehabilitimi.

Në një deklaratë për TMZ të enjten, më 23 prill, modeli dhe trajneri i fitnesit u shpreh se e mbështet këtë hap të këngëtares, e cila mori vendimin pas arrestimit në mars nën dyshimet për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe substancave (DUI).

“Besoj se është diçka shumë e mirë,” tha Asghari, 32 vjeç. “Çdo gjë që lidhet me shërimin dhe përmirësimin është pozitive.”

Ai shtoi se gjithçka është në rregull “për aq kohë sa personi vetë është në kontroll të këtij vendimi”.

I pyetur nëse ka pasur kontakte me Spears që nga momenti i shtrimit në qendër, ai konfirmoi se nuk kanë komunikuar.

Më herët, në një intervistë për Fox News në mars, aktori komentoi edhe arrestimin e ish-partneres, duke theksuar se “të gjithë bëjnë gabime” dhe se ai vetë kishte qenë më i fokusuar tek zhvillimet lidhur me luftën në Iran.

Ai gjithashtu kërkoi respektimin e privatësisë së Spears: “Të gjithë e meritojnë privatësinë dhe shpresoj që media të ketë mësuar nga e kaluara t’ia japë hapësirën që i nevojitet.”

Më 12 prill, një përfaqësues i këngëtares konfirmoi se ajo ishte futur vullnetarisht në një qendër trajtimi. Britney u arrestua më 4 mars dhe u lirua një ditë më pas. Në një deklaratë zyrtare, incidenti u cilësua si “i pafalshëm”, ndërsa u theksua se ajo do të ndërmarrë hapat e duhur për të përmirësuar situatën e saj.

“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i një ndryshimi të vonuar në jetën e saj dhe që të marrë mbështetjen e nevojshme,” thuhej në deklaratë.

Burime pranë këngëtares bënë me dije se familja dhe të afërmit do të angazhohen për të krijuar një plan mbështetës për mirëqenien e saj.

Britney Spears dhe Sam Asghari nisën lidhjen në vitin 2016 dhe u martuan në qershor 2022. Ata u ndanë në korrik 2023 dhe divorci u finalizua në maj 2024, duke u cilësuar si miqësor dhe pa kontestime mbi marrëveshjen paramartesore.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI