Flash

Guardiola trajner i Italisë me ndihmën e sponsorëve: zgjidhja e ka një precedent

Lapsi.al 24 April 2026
Guardiola trajner i Italisë me ndihmën e sponsorëve: zgjidhja e

Ka vetëm një emër që ndez tifozët dhe që mund të rikthejë entuziazmin te një Itali të djegur pas zhgënjimit të përjashtimit nga Botërori, i treti radhazi. Pep Guardiola është ëndrra e madhe e Kombëtares, një rrugë që duket e pamundur për t’u ndjekur, por që në realitet qarkullon brenda Federatës: nga fjalët e ish-mbrojtësit Bonucci, edhe ai pjesë e atyre që ëndërrojnë, te precedenti i shënuar nga Antonio Conte me pagën e mbuluar nga sponsori, ashtu si mund të ndodhte edhe me teknikun katalanas.

Nyja kryesore lidhet me pagën dhe kërkesat që ai mund të ketë edhe në rolin e trajnerit të Kombëtares. Duke bërë disa llogari, shifra mbetet shumë e lartë, sepse Guardiola te Manchester City fiton rreth 25 milionë euro bruto, shumë që Federata nuk mund ta garantojë, por që mund të bëhet e mundur me ndihmën e Puma-s, siç thekson Gazzetta dello Sport që përshkruan situatën.

Plani për të arritur te Guardiola

Për momentin mbetet sugjerimi më i madh, por marrëdhënia e veçantë që spanjolli ka me Italinë dhe dëshira për të punuar një ditë aty ushqejnë ëndrrat. Problemi nuk është prestigji i Guardiolës, por paga: te City fiton 24.8 milionë euro bruto, që përkthehen në rreth 14 milionë euro neto plus bonuse sipas taksave angleze, një shifër marramendëse që asnjë trajner kombëtareje nuk mund ta ketë. Ancelotti, për shembull, ka pranuar të drejtojë Brazilin për rreth 10 milionë euro, por për pjesën tjetër pagat janë shumë më të ulëta.

Në Itali rasti i vetëm i bujshëm mbetet ai i Antonio Contes, i kërkuar fort nga Federata në 2014 edhe me sakrifica. Në atë kohë trajneri aktual i Napolit firmosi për një pagë 4.1 milionë euro në sezon dhe rreth gjysma e shumës u mbulua nga Puma, sponsor teknik i Kombëtares, që rastësisht është edhe një brand i lidhur me Guardiolën. Me ndihmën e gjigantit gjerman kostot do të uleshin, por do të mbeteshin gjithsesi shumë të larta për të bërë plane konkrete tani, para zgjedhjeve të presidentit të ri të FIGC: trajneri i ri duhet të futet në një sistem të qëndrueshëm, në një model që t’i lejojë të punojë sipas filozofisë së tij dhe që të ketë edhe tërheqje për emra që për momentin duken fantazi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI