Flash

Roma i bën daljen Ranierit, besim Gasperinit: “Nuk marr pjesë në makinën e baltës”

Lapsi.al 24 April 2026
Roma i bën daljen Ranierit, besim Gasperinit: “Nuk marr pjesë
Pas zërave të orëve të fundit, është zyrtar largimi i Claudio Ranieri nga AS Roma. 74-vjeçari roman lë rolin e këshilltarit personal të familjes Friedkin – pronare e klubit verdhekuq – pas konfliktit të pazgjidhshëm me trajnerin Gian Piero Gasperini. Është ky i fundit fituesi i qartë i përplasjes së ditëve të fundit në kryeqytet, siç evidentohet në komunikatën e Romës që njofton ndarjen me Ranierin.

Komunikata e Romës që njofton largimin e Claudio Ranierit

“AS Roma njofton se marrëdhënia me Claudio Ranieri ka përfunduar – lexohet në deklaratë – Klubi dëshiron të falënderojë Claudio për kontributin e tij të rëndësishëm te Roma. Ai e ka drejtuar skuadrën në një moment shumë të vështirë dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për përpjekjet e tij. Duke parë nga e ardhmja, drejtimi ynë është i qartë. Klubi është solid, me një lidership të fortë dhe një vizion të mirëpërcaktuar. AS Roma do të jetë gjithmonë në vend të parë. Kemi besim të plotë në rrugëtimin që na pret nën drejtimin teknik të Gian Piero Gasperini, me objektivin e përbashkët për t’u rritur, për t’u përmirësuar dhe për të arritur rezultate në lartësinë e historisë sonë”.

Gasperini del fitues nga përplasja me këshilltarin e pronësisë

Vazhdimi së bashku ishte tashmë i pamundur, pas përpjekjeve të dështuara për të rregulluar marrëdhënien (njerëzore, para se profesionale) mes Claudio Ranieri dhe Gian Piero Gasperini, e cila u hap me deklaratat e të parit pas ndeshjes me Pisa. Friedkin duhej të zgjidhnin dhe zgjodhën, duke sakrifikuar njeriun që vitin e kaluar kishte ngritur Romën nga zona e rënies duke e çuar një pikë larg Champions League.

Fjalët e Gasperinit për raportin me Ranierin

Gian Piero Gasperini foli në konferencë për shtyp në prag të Bologna-Roma dhe për komunikatën zyrtare të ndërprerjes së kontratës së klubit verdhekuq me Claudio Ranieri deklaroi: “Para së gjithash nxjerr në pah dy gjëra: njëra është besimi që nuk më ka munguar kurrë nga ana e shoqërisë, që nga dita e parë kam ndjerë gjithmonë mbështetje. Dy: Roma është përpara gjithçkaje”. Trajneri i klubit kryeqytetas u ndal edhe te raporti me ish Senior Advisor të Romës: “Më vjen keq që nuk kam pasur kurrë ndjesinë të jetoj këtë situatë shumë të vështirë, shumë të fortë, më ka befasuar shumë dhe më ka ardhur keq. Unë nuk kam bërë asgjë. Situata ime me Ranierin? Nuk e kam krijuar unë, nuk kam bërë asnjë situatë kundër askujt. Brenda Trigoria-s është vendi ku bëhet futboll dhe ku përpiqem të bëj futboll, unë jam jashtë të gjitha çështjeve të tjera. Unë përpiqem vetëm të bëj futboll”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI