Flash

Berisha: Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, do të thotë të jesh një tradhtar

Lapsi.al 25 April 2026
Berisha: Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen pasi atij iu publikua një mesazh në WhatsApp, ku iu referohej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si ‘idiotë’. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, Berisha tha se ministri ka vepruar si një nacionalist i verbër serb dhe maqedonas dhe se ai duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen dhe jo të përpiqej ta fshihte.

"Kjo është një deklaratë kriminale, antishqiptare, e turpshme, prej një gangsteri, që ka humbur çdo integritet, që ka humbur çdo element të ndërgjegjes kombëtare dhe tejkalon. Bravo, ju e thoni vetë, barazohet me ultranacionalistët më të verbër maqedonas dhe serbë. Dorëheqja e tij urgjente është akti i domosdoshëm. Ky etiketim që u bëri ai dhe përpjekja e turpshme që bëri për ta fshehur, unë e përgëzoj zotin Këlliçi, i cili zbuloi një akt të tillë kriminal, një akt të tillë të pashembullt. Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, se ata nuk mbrojnë Pashiqin, kryeministrin më të mirë të serbëve pas Pashiqit, Edi Ramën, do të thotë të jesh një tradhtar më i keq se ai. Një gjuhë gangsteri dhe vagabondi. Për të cilën ai duhet të japë menjëherë dorëheqje. Dhe jo të fshihet. Belind Këlliçi i nxori dokument, i nxori mesazhet e ambasadorit. Shikoni se kush e ka, shikoni çfarë gangsteri është në politikën e jashtme të Shqipërisë, drejton politikën e jashtme. Sigurisht, vetëm ai mund të zgjidhej nga Edi Rama, nuk mund të zgjidhej kush tjetër. Akt i pashembullt, i padëgjuar ndonjëherë. Dhe pse? Sepse s'mbrojtën Edi Ramën ata. Po si mund të mbrohet Edi Rama, një tradhtar i kombit? Pse je ti lakej i tij? E dënueshme, plotësisht," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI