Flash

Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet

Lapsi.al 25 April 2026
Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën

Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.

Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.

Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026.

Zbatimi i këtij koeficienti rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nis nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara më parë nga ekzekutivi. Përmes këtij procesi, pagat e prapambetura rivlerësohen me koeficientët akumulativë të pasqyruar në shtojcat e vendimit, me qëllim që kontributet e paguara dekada më parë të mos humbasin vlerën e tyre përballë inflacionit dhe rritjes së pagës mesatare në vend.

Sa i përket kufizimeve teknike, vendimi qartëson se edhe pas aplikimit të indeksit prej 6.4%, baza e vlerësuar nuk do të jetë e pakufizuar.

Për pagat që i përkasin periudhës midis vitit 1994 dhe fundit të vitit 2001, kjo bazë nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërkohë, për kontributet e derdhura nga viti 2002 e në vazhdim, tavanit i referohet paga maksimale në shkallë vendi, ashtu siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria ka specifikuar se efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen tërësisht nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është institucioni përgjegjës për zbatimin e skemës dhe garantimin e llogaritjeve të reja për çdo përfitues që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot, 25 prill 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore n...

07:45

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Një 35-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës për mjekim, pasi kishte plagë me armë zjarri. I riu nga Kurbini ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nu...

11:39

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI