Flash

Braçe: Nuk kam folur me Ramën dhe s’jam nxitur prej tij të kandidoj për Tiranën

Lapsi.al 26 April 2026
Braçe: Nuk kam folur me Ramën dhe s’jam nxitur prej tij

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar publikisht në lidhje me ambicien për kandidimin e tij të mundshëm për Bashkinë e Tiranë, duke dhënë disa sqarime përmes një postimi në rrjetet sociale.

Braçe thekson se nuk ka pasur asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje dhe se kandidimi i tij nuk është nxitur nga kreu i qeverisë.

“NUK KAM FOLUR ME EDI RAMEN PER KANDIDIMIN TIM” dhe “NUK ME KA NXJERRE EDI RAMA TE KANDIDOJ”, shprehet ai, duke shtuar se qëndrimi i tij bazohet në parime dhe në nevojën për një proces demokratik brenda partisë.

Deputeti socialist nënvizon se ideja për të kandiduar është artikuluar më herët në strukturat e PS-së dhe vjen si përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve dhe socialistëve të Tiranës.

Ai mohon gjithashtu që kjo lëvizje të jetë një sulm ndaj Ramës apo ndaj figurave të tjera politike, duke theksuar se fokusi i tij mbetet tek çështjet dhe problematikat e qytetit.

“Nuk merrem me njerëzit, por me parimet dhe çështjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, shprehet Braçe, duke shtuar se shqetësimi i tij kryesor është gjendja aktuale e Tiranës.

Sipas tij, qyteti ndodhet në një situatë problematike, me mungesë qeverisjeje dhe rënie në shërbime dhe zbatim të ligjit. Ai thekson se synimi i tij është përmirësimi i shërbimeve dhe rikthimi i funksionimit normal të institucioneve vendore.

Në përfundim, Erion Braçe deklaron se objektivi i tij është t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve, duke u fokusuar te puna dhe jo te përplasjet politike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI