Flash

Egnatia “hap krahun” edhe ndaj Vorës: 0 pikë ndaj tre skuadrave të fundit të tabelës

Lapsi.al 26 April 2026
Egnatia “hap krahun” edhe ndaj Vorës: 0 pikë ndaj tre

Takimi u vendos që në pjesën e parë, ku miqtë përfituan maksimalisht nga gabimet e vendasve. Fillimisht ishte Kasalla ai që zhbllokoi rezultatin pas një pasigurie të portierit Tandilashvili, duke i dhënë avantazhin Vorës. Pak minuta më vonë, ndërhyrja e VAR-it solli një penallti për miqtë, të cilën po Kasalla e ktheu në gol, duke dyfishuar shifrat.

Në fraksionin e dytë, Egnatia tentoi të reagojë dhe rriti forcën sulmuese duke hedhur në fushë disa lojtarë ofensivë. Por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e sfidës. Rastet nuk munguan, por finalizimi la për të dëshiruar.

Kështu, Egnatia regjistron humbjen e tretë radhazi ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë, pas disfatave me Tiranën dhe Flamurtarin. Kështu janë zbehur ndjeshëm ambiciet për titull në këtë fund sezoni.

Nga ana tjetër, Vora merr një fitore shumë të vlefshme në transfertë, duke siguruar tri pikë jetike dhe duke mbajtur ritmin me rivalët direkt në luftën për qëndrimin në elitë.

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69ee461ca71b5.mp4"][/video] [video width="634" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69ee4b4b39094.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI