Flash

Berisha mbledh krerët e degëve dhe jep disa porosi

Lapsi.al 27 April 2026
Berisha mbledh krerët e degëve dhe jep disa porosi

Kreu i PD-së Sali Berisha mblodhi këtë të hënë në selinë blu, kryetarët e degëve të partisë.

Në fjalën e tij, Berisha u la porosi krerëve të degëve të PD-së të riorganizojnë partinë në qarqet e tyre. Berisha e evidentoi organizimin e partisë si një nga mangësitë më të mëdha këto vite.

Berisha shtoi se Rama del nga qerthulli ku ka rënë, vetëm po e lanë demokratët.

"Për të gjithë ju dhe ne, kryefjala e të gjithave është organizim, organizim, organizim. Ne jemi parti e madhe, ata që e venë në dyshim këtë gabojnë. Jemi parti e madhe. Kemi patur një problem. Ne nuk jemi marrë me shkallën e duhur me organizimin. Ne nuk jemi ata që jemi përkushtuar në shkallën e duhur energjitë për qëllimin tonë. Sot, dhe çdo ditë, kryetarët anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, kanë detyrën organizimin, riorganizimin e kësaj partie, nga seksionet. Edhe kjo është e domosdoshme në situatën e krijuar.

Edi Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne. Nuk mund të dalë. Dha një intervistë, në një gazetë europiane. Shtypi europian iu përvesh si hipokrit, si mashtrues e të tjerë me radhë. Të gjitha cituan opozitën. Zërin e tyre, duhet të bëjmë gjithçka që këto përpjekje të vijnë në rritje. Edi Rama çdo ditë bëhet më armik, më antishqiptarë, më hajdut me organizatën e tij kriminale. Ne nuk do e pranojmë kurrë." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët pallati në Elbasan

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi k...

16:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI