Flash

Ekspertët: Kryetarja e Kuvendit dhe LVV-ja po e shkelin Kushtetutën për Presidentin

Lapsi.al 27 April 2026
Ekspertët: Kryetarja e Kuvendit dhe LVV-ja po e shkelin Kushtetutën

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe deputetët e LVV-së sonte “në mënyrë të hapur janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës”.

Miftaraj, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha se Kushtetuta dhe praktika e gjyqësisë kushtetuese, përfshirë aktgjykimin e fundit, janë shumë të qarta.

“Në sallë duhen 80 deputetë për t’u konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për të proceduar me zgjedhjen e presidentit. Në rastin kur mungon kjo shumicë, dëshmohen qëllimet jo të mira të partisë në pushtet”.

Sipas Miftarajt, fillimi i procedurës së zgjedhjes së presidentit të Republikës, duke shkelur Kushtetutën dhe vendimet e GJK-së, pa konsensus dhe debat politik minimal dhe vetëm me votat e shumicës parlamentare nga partia në pushtet, cenon frymën e Kushtetutës, e cila kërkon legjitimitet të gjerë për këtë funksion.

“Qëllimi kushtetues është që presidenti të mos jetë produkt i një partie të vetme politike, por rezultat i një përfaqësimi gjithëpërfshirës si garant i unitetit të popullit”, tha ai.

Miftaraj po ashtu tha se mënyra si ka filluar kjo procedurë, duke u tërhequr dy kandidaturat e mëparshme dhe, me këtë, edhe nënshkrimet e protokolluara, ngre dyshime për shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit.

“Shmangia e një konsensusi minimal dhe përdorimi i procedurave duke shkelur Kushtetutën dhe praktikën e GJK-së cenon rendin kushtetues”, tha ai.

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik të Kosovës tha se në seancën e sotme ka pasur shkelje kushtetuese, pasi sipas tij, rundi i parë i votimit për dy kandidatet për president u zhvillua pa u verifikuar paraprakisht pjesëmarrja e deputetëve në seancën plenare.

Një verifikim i tillë, kujtoi ai, ishte bërë gjatë seancës së 5 marsit, ku për shkak të mungesës së kuorumit emrat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha Kollçakut – të propozuarit nga LVV-ja – nuk u hodhln fare në votim.

“Çdo përpjekje nesër për të vazhduar me runde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues”, shkroi ai në Facebook.. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti pë...

20:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI