Flash

Feride Rushiti merr vetëm 63 vota për Presidente të Kosovës

Lapsi.al 27 April 2026
Feride Rushiti merr vetëm 63 vota për Presidente të Kosovës

Kuvendi i Kosovës votoi Feride Rushitin si Presidente të re të vendit. Por ajo mori vetëm 63 vota në raundin e parë nga 80 që nevojiteshin. 1 votë u konsiderua e pavlefshme. Opozita e bojkotoi seancën. Përballë saj garoi Hatixhe Hoxha, por ajo nuk mori asnjë votë.

Çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese pasi në sallë duhet të ishin 80 deputetë në raundin e parë. Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu lajëmroi se Kuvendi do të mblidhet sërish të martën. 

Feride Rushiti është mjeke dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, e njohur për punën e saj në rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme. Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), një organizatë që ofron shërbime mjekësore, psikologjike dhe ligjore për të mbijetuarit e traumës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti pë...

20:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI