Flash

LDK mbledh firmat për Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës

Lapsi.al 27 April 2026
LDK mbledh firmat për Vjosa Osmanin si Presidente të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se kjo parti ka mbledhur 15 nënshkrimet e grupit të tij parlamentar për kandidaturën e Vjosa Osmani për presidente të vendit. 

Abdixhiku ka treguar publikisht listën e nënshkrimeve. Ai ka theksuar mbështetjen e plotë të subjektit që ai drejton për Osmanin në këtë proces.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe rendit demokratik duke vijuar procesin pa kuorumin e nevojshëm në sallë.

“Sonte, pas dy seancash, është një natë e rëndë për Republikën e Kosovës, meqenëse Lëvizja Vetëvendosje inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe rendit demokratik. Një rast i paprecedent, një dhunim kushtetues për shtetin tonë të ri. Ky sabotim i kushtetutës, i institucioneve të Republikës, ka përgjegjësi të lartë dhe këtë përgjegjësi të lartë do ta mbajnë ata që tentuan dhe iniciuan përmbysjen e tillë.

LDK-ja analizon dhe vlerëson edhe vazhdon ta mbrojë idenë e saj, meqenëse kurrë nuk e kemi pranuar këtë sforcim të rregullit minimal, është rasti i paprecedent siç ka qenë edhe herën e kaluar seanca e 5 prillit. Si të tillë e dënojmë dhe natyrisht do ta mbrojmë me çdo mjet, çdo kënd, meqenëse kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vetë Republika e Kosovës është e panegociueshme në këtë pikë”, tha ai.

“Lëvizja Vetëvendosje është zotuar që nga takimi i parë që nuk do të ketë kandidatura të imponuara siç i kemi pasur 4 kandidatura deri tani. LDK-ja ka bërë thirrje, përsërit thirrje vazhdimisht, që e vetmja mënyrë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës është nëpërmjet një marrëveshjeje politike.

Dhe për këtë marrëveshje politike kemi pasur një propozim, kemi pasur një zotim, kemi pasur një qëndrim, të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka konsideruar të denjë ta respektojë. Prandaj, këto janë veprime shpërfillëse, monopartiake, që nuk i shërbejnë demokracisë, nuk janë të denja për Republikën e Kosovës dhe po na dërgojnë drejt zgjedhjeve të reja të radhës, për shkak se një parti politike nuk e kupton kompromisin”, - tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti pë...

20:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI