Flash

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Lapsi.al 28 April 2026
Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka çuar çmimet në nivele rekord, mbrojtja e Shqipërisë po vjen nga malet në veri të vendit.

Lumi Drin, i fryrë nga shirat e dimrit dhe shkrirja e borës, po shërben si një mburojë natyrore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shqipëria është një shembull se si vendet me prodhim më të lartë të energjisë së rinovueshme janë mbrojtur nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë elektrike që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt.

Ekspertët e shohin këtë si një trashëgimi që duhet mbrojtur. Gjergji Simaku ekspert energjie dhe ish-zv.ministër i Energjisë shprehet për “Reuters” se e ardhmja e energjisë duhet parë të energjia e rinovueshme.

“Unë e shoh të ardhmen e Shqipërisë te burimet e rinovueshme. Ne duhet të zhvillohemi në këtë mënyrë, vetëm përmes burimeve të rinovueshme, sepse ka shumë përfitime, rritim sigurinë e furnizimit dhe, mbi të gjitha, reduktojmë koston e prodhimit të energjisë elektrike, ndërkohë që pjesa tjetër e botës është e ekspozuar ndaj rritjes së kostove për shkak të krizës me Iranin”, tha eksperti Gjergji Simaku.

Ministria e Energjisë, në një deklaratë për Reuters thotë se mbështetja e madhe e Shqipërisë te energjia e rinovueshme ka luajtur një rol vendimtar në zbutjen e efekteve më të rënda të krizës, dhe pothuajse 90% e prodhimit vendas vjen nga hidrocentralet dhe 10% nga impiantet fotovoltaike, si ai i Karavastasë.

Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të fosileve si vendet që varen nga gazi ose qymyri.

Por, medalja ka edhe një anë tjetër. Kur nevojat rriten, vendi detyrohet të importojë energji të shtrenjtë fosile ose të mbështetet te projektet e debatueshme, siç janë anijet prodhuese të energjisë në Vlorë, por ato kanë hasur në rezistencën e fortë të banorëve vendas.

“Ne protestuam sepse nuk ishim dakord me ato anije në portin tonë. Kostoja e prodhimit ishte e lartë dhe ndotja që ato shkaktonin ishte e papranueshme për qytetin”, tha Vangjel Dako, një banor i Vlorës.

Analistët ndërkombëtarë thonë se energjia e rinovueshme ka shpëtuar Shqipërinë nga ‘gropa’ ku ranë Gjermania apo Italia, por varësia e plotë nga moti mbetet pika më e dobët në afatgjatë nëse nëse vjen një vit i thatë.

Ky shqetësim ngrihet edhe në Planin Kombëtar të Përshtatjes 2026-2036, ku sektori i Energjisë, mban 20% të totalit të faturës financiare të përshtatjes ndaj klimës, me një vlerë prej 1.9 miliardë dollarë, nga 9.8 miliardë dollarë që duhet të investojë Shqipëria në total për të përballuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky sektor mbetet jetik për sigurinë kombëtare, duke pasur parasysh varësinë tonë nga burimet ujore.

INVESTIMET PËR PERSHTATJEN NDAJ KLIMËS

TOTALI 9.8 MILIARDE USD

ENERGJIA 1.9 MILIARDE USD

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI