Flash

‘Die Presse’: ‘Call center’-at në Shqipëri zhvatën 50 milion euro

Lapsi.al 29 April 2026
‘Die Presse’: ‘Call center’-at në Shqipëri

Zbulohet skema e mashtrimit shumëmilionëshe në internet që përfshinte lajme të rreme nga persona të famshëm. Tre qendra telefonatash në Shqipëri u bastisën dhe dhjetë persona u arrestuan. Mes viktimave kishte edhe austriakë.

DIE PRESSE

Zyra e Prokurorit për Krimet Ekonomike dhe Korrupsionin në Austrisë dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale, së bashku me autoritetet shqiptare, kanë zbuluar një mashtrim ndërkombëtar në internet me vlerë shumë milionë euro që përfshinte lajme të rreme nga personazhe të famshëm.

Siç njoftuan autoritetet në një konferencë për shtyp të mërkurën, viktimat u joshën në investime me informacione të rremë.

Tre qendra telefonatash (call-center) në Shqipëri u çmontuan dhe dhjetë persona u arrestuan. Midis viktimave kishte edhe austriakë.

Operacioni u krye me mbështetjen e Europol dhe Eurojust. Hetimi zgjati dy vjet.

Dëmi arrin në të paktën 50 milionë euro. 900,000 euro janë rikuperuar tashmë.

Identitetet e figurave të njohura si Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe prezantuesi i ORF, Armin Wolf, u përdorën në mashtrim.

Të këshilluara

George Clooney tërhiqet nga aktrimi?

George Clooney pritet të mbushë 65 vjeç muajin e ardhshëm dhe duket se është gati të ngadalësojë ritmin e jetës për t’u fokusuar më shumë te filantropia. Në ...

20:39

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI