Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Krujës i bëjnë komisariat të ri, zbardhen porositë e Lamallarit dhe Hitës për policët

Lapsi.al 29 April 2026
Krujës i bëjnë komisariat të ri, zbardhen porositë e

Është inauguruar Komisariati i ri i Policisë në Krujë, një investim i rëndësishëm që shënon një tjetër hap konkret në drejtim të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Në fjalën e tij ministri Lamallari kërkoi nga punonjësit e policisë rritje të standardit të shërbimit ndaj qytetarëve.

"Kur vjen puna te modernizimi nuk është fjala vetëm për infrastrukturën, por flasim edhe për standarde europiane dhe shërbim cilësor për qytetarët", tha ministri.

Për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ky investim duhet kthyer në shërbim ndaj qytetarëve dhe punë sa më efikase.

Në total janë rikonstruktuar mbi 2200 m² ambiente, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale në shërbim të komunitetit.

Komisariati i ri ofron kushte bashkëkohore për rreth 140 punonjës të policisë, si dhe ambiente të dedikuara sipas standardeve për trajtimin e rasteve, përfshirë hapësira për të miturit, praninë e mjekut dhe avokatit, si dhe salla të posaçme për marrjen në pyetje. Gjithashtu, është ndërtuar një sallë operative me standarde të avancuara, që garanton reagim më të shpejtë dhe më efikas ndaj çdo situate.

Në vijim të takimit me punonjësit e policisë së këtij komisariati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kërkoi më shumë angazhim në goditjen e pikave të paligjshme të lojërave të fatit, tentativës për kultivim të kanabisit, si dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Një vëmendje të veçantë tha Hita, duhet t'i kushtoni edhe krimeve mjedisore, si dhe ndërtimeve pa leje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI