Flash

Bordi ul me 3 lekë naftën, nga sot do të tregtohet me 203 lekë/litri

Lapsi.al 29 April 2026
Bordi ul me 3 lekë naftën, nga sot do të tregtohet me 203

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 3 lekë për litër çmimin e naftë, duke bërë që në tregun me pakicë një litër naftë të shitet me 203 lekë nga 206 që ishte. Ndërkohë shitja me shumicë do të jetë jo më shumë se 191 lekë/litër.

Benzina është ulur me 1 lekë për litër, nga 181 lekë që ishte sot do të blihet me 180 lekë për litër. Ndërsa me shumicë çmimi do të jetë jo më shumë se 168 lekë për litër. Bordi thotë se çmimet e caktuara do të hynë në fuqi nga sot në orën 11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 29 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 ora 11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 29 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95...

08:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI