Flash

SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontroll banesave dhe bizneseve të familjarëve

Lapsi.al 29 April 2026
SPAK thellon hetimet ndaj Ballukut, kontroll banesave dhe bizneseve të

SPAK urdhëron kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku për abuzime me tenderat qindra miliona euro të rrugëve.

Burime pranë prokurorisë së Posaçme konfirmuan për News 24 se janë miratuar më vendim të gjykatës të paktën 15 kontrolle në kuadër të dosjes Balluku, përfshirë dhe familjarë të saj.

Eshtë ushtruar kontroll në banesën e Mired Reçit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.

Mired Reçi, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.

Gjatë këtyre kontrolleve që pasojnë ato të dhjetorit 2025 dhe janarit të këtij viti, mësohet se janë sekuestruar sërish celularë, dokumenta që sipas Prokurorëve i shërbejnë hetimit të çështjes.

Në kuadër të hetimit, Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar informacion jashtë vendit, përmes letërporosive.

Belinda Balluku është e pandehur për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për lotet e Unazës së Madhe që kapin vlerën e qindra miliona euro.

Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

Ndërkohë që më herët maxhoranca socialiste e rrëzoi kërkesën e SPAK për leje për arrestimin e Ballukut. Nisur nga kontrollet e fundit dhe fazën e re në të cilën kanë hyrë hetimet, mbetet për t’u parë nëse Prokurorët e Posaçëm do ta ripërsërin kërkesën për leje për të arrestuar ish numrin dy të qeverisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI