Flash

150 mijë euro para të krimit shpërndahen nëpër OJF për projekte sociale

Lapsi.al 30 April 2026
150 mijë euro para të krimit shpërndahen nëpër OJF

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi. Bashkë me drejtoreshën e AAPSK, Risena Xhaja, ministri Lamallari tha se fondi i posaçëm është një instrument i qartë që tregon se shteti nuk mjaftohet vetëm me sekuestrimin dhe konfiskimin, por shkon një hap më tej.

“Pasuritë e konfiskuara po rikthehen në investime sociale konkrete, në mbështetje të komuniteteve. Kjo si qasje është jo vetëm reagim ndaj krimit, por edhe parandalim dhe rehabilitim. 21 projektet janë fokusuar te parandalimi i kriminalitetit tek të rinjtë; riintegrimi i viktimave; mbështetja për familjet e punonjësve të rënë në detyrë dhe trajtimi i varësive dhe rehabilitimi. Ky është një moment shumë domethënës, sepse sot po i japim një kuptim konkret një parimi të drejtë; që pasuritë e ardhura nga krimi duhet t’i kthehen shoqërisë si vlerë dhe mundësi për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Lamallari.

Drejtoresha e AAPSK tha se vitin e ardhshëm do të hapet sërish një tjetër thirrje për organizatat që duan të përdorin e pasuritë e konfiskuara.

Më tej gjatë takimit u formalizua bashkëpunimi ndërinstitucional mes AAPSK dhe Shërbimit Social Shtetëror, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje mes drejtoreshës së AAPSK, Risena Xhaja, dhe drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi.

Ky bashkëpunim synon të garantojë që fondet të adresojnë nevoja konkrete sociale dhe të rrisë qëndrueshmërinë e këtij mekanizmi në kohë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI