Flash

I mori në fund, i çoi në Final4: Partizani shkarkon teknikun Kërnaja 3 javë nga fundi

Lapsi.al 30 April 2026
I mori në fund, i çoi në Final4: Partizani shkarkon teknikun
Oltijon Kërnaja nuk do të jetë më trajneri i Partizanit, edhe pse gjërat dukeshin se do të mbeteshin të pandryshuara deri në mbyllje të sezonit. “Rezultatet e dobëta” të javëve të fundit, janë marrë si arsyetim për këtë vendim nga drejtuesit e klubit, ku humbja në derbi ka qenë e fundit në një serie që i ka lënë të kuqtë me 45 pikë sad he Dinamo e vendit të katërt, duke humbur vendin në Final 4.

Postimi i Partizanit

FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Partizani dëshiron të falënderoj Oltijon Kërnajën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

E habitshme nëse mendon se vendimi është marrë tre javë nga fundi, ndoshta ndeshjet më të rëndësishme për sezonin. Kërnaja do të largohet, si për ironi të fatit, nga rezultati i një derbi, që fazën e parë e solli në pankinë, duke zëvendësuar Mladen Milenkovic dhe në të katërtën e largo inga pankina. Një lëvizje që komplikon tani detyrën e kujtdo nga stafi, me shumë mundësi drejtori Ibraimi, që do të udhëheqë skuadrën dhe duhet ta bëjë të fitojë për tu rifutur në katërshe në kërkim të një vendi në Europë.

Postimi i teknikut Kërnaja

Kërnaja nuk kishte asnjë objektiv të vendosur nga klubi, kur mori në fund të renditjes me vetëm një gol të shënuar dhe e solli tashmë në luftë për vendin e katërt. Tekniku ka reaguar pa polemika ndaj vendimit të klubit, por është kujdesur të evidentojë rrugëtimin e përshkuar: "E gjitha nisi me nje postim te thjeshte , nje klub i madh si @fkpartizani ishte ne veshtiresi, vetem 1 gol i shenuar ne fund te renditjes, dhe pa pritur Presidenti Gaz Demi i beson nje djali te ri, shume kritika , shune mllef ndaj emrit, por me pune dhe perkushtim te gjithe me rradhe , nga punetori me i thjeshte deri tek futbollisti me i fundit, sigurisht duke perfshire dhe Stafin arritem te kthejme Partizanin ne lufte per Final 4.. Asnje se besonte por realiteti ky eshte Partizani eshte ne vend te 4 dhe ne.lufte per europe! *Faleminderit presidenit per besimin e nje emri kaq te madh. *Faleminderit tifozave # Guerrilsa qe gjithmone me mbeshtet. * Faleminderit çunave qe vrapuan pa fund per te arritur rezultate , qe asnje se besonte * Faleminderit gjithe stafit per perkushtimin me ore te tera prane ekipit! Krenar per ate qe kemi dhene ne fushe! #pmtp I juaji Olt Kernaja! Mirutakofshim".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Oltijon Kernaja (@oltikernaja)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI