Flash

PAMJET/ Një delegacion amerikan zbarkon në zonat e mbrojtura të Vlorës

Lapsi.al 30 April 2026
PAMJET/ Një delegacion amerikan zbarkon në zonat e mbrojtura të

Një delegacion ka mbërritur në zonën e Hidrovorit në Akërni të Vlorës, duke shtuar interesin dhe dyshimet mbi zhvillimet e fundit në këtë territor të ndjeshëm. Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për një grup arkitektësh, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi përbërjen e delegacionit apo qëllimin e vizitës së tyre.

Prania e këtij delegacioni vjen në një moment kur zona e Hidrovorit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve mbi ndërhyrje të mundshme dhe projekte të diskutueshme zhvillimi.

Mësohet se pas kësaj vizite në Akërni, delegacioni ka lëvizur drejt zonës së Portonovos, një tjetër pikë që ka qenë shpesh në fokus për investime të mundshme.

Delegacioni amerikan zbarkon në Vlorë, pritet të nisin investime nga Ivanka  Trump

Delegacioni amerikan, i cili sipas burimeve konfidenciale ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 14:00, është nisur menjëherë drejt Vlorës, i shoqëruar nga shoqërues privatë dhe patrulla policie.

Mbërrin në Vlorë një 'delegacion' amerikan, do vizitojnë zonën ku përflitet  se do të investojë Ivanka Trump - Shqiptarja.com

Pas mbërritjes në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, delegacioni ka inspektuar nga afër territorin, aty ku prej disa ditësh ndodhen mjete të rënda të firmave të ndryshme, të cilat pritet të nisin punimet. Megjithatë, deri më tani aktiviteti i tyre është bllokuar, pasi zona është e shpallur e mbrojtur.

Delegacioni amerikan mbërrin në Akërni të Vlorës, inspektojnë edhe  'Portonovën' – Abc News

Mësohet se delegacioni është shoqëruar nga forca private sigurie brenda pyllit dhe më pas është larguar me mjete private në drejtim të Daljanit dhe më tej drejt zonës së Portonovës.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se prej ditësh firmat private kanë nisur punime paraprake, përfshirë shpime për studimin gjeologjik të tokës, një tregues i qartë se nisja e investimeve mund të jetë shumë pranë.

Familja Trump investim edhe në Akërni? Një delegacion amerikan mbërrin në  Vlorë, inspektime në terren - Aktualitet

Sipas të njëjtave burime, shpime të tilla për studimin e tokës po kryhen edhe në zonën e Portonovës, duke forcuar dyshimet për një projekt të madh zhvillimi në këtë pjesë të bregdetit nga Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA. /TCH

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI